Paul Pogba mbetet një nga emrat më të dashur për tifozët bardhezi. Që nga dita kur francezi u largua nga Juventus, tifozët dhe jo vetëm kanë shprehur në mënyrë të vazhdueshme dëshirën e tyre për ta rikthyer sërish Torino. Pogba mbetet një emër fiks në çdo merkato, asgjë nuk ndryshon as këtë verë, ku sërish drejtuesit e klubit do të përpiqen për të riblejnë kartonin e tij. Faqja zyrtare e Juventusit ka kujtuar edhe një herë disa nga golat e francezit me fanellën bardhezi por statusi i tyre ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për disa momente:

Juve
Juve

“Back Pogba”, mjaftoi për disa minuta për të ndezur imagjinatën e tifozëve përpara se ky laps të korrigjohej. Nuk bëhej fjalë për një kthim por për një rikthim në kohë. Përtej këtij statusi, Juventus realisht vijon të jetë në kërkim të një tjetër mesfushori për të ndërtuar nga e para këtë repart sipas shijeve të trajnerit Sarri.

Juve2
Juve2

Pas afrimeve të Arthur dhe Kulusevaski, tifozët bardhezi por dhe drejtuesit e klubit, ëndërrojnë një goditje të madhe, Pogba sigurisht do të ishte “qershia mbi tortë”. Në Angli mendojnë se pavarësisht situatës së vështirë ekonomike, Pogba mund të largohet në përfundim të këtij sezoni, Juve dhe Real Madrid mbeten në pritje të zhvillimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: