Gery Nevill nuk i ka kursyer kritikat e ashpra pas ndeshjes së javës së kaluar që Manchester United humbi kundër Brighton. Legjenda e “djajve të kuq” më së shumti e drejtoi gishtin nga mbrojtësi Eric Bailly dhe Anthony Martial.

Ndaj këtyre kritikave ka reaguar së fundmi Bailly, i cili i është kundërvënë Nevill, duke deklaruar se ato që ia ka thënë po ndikojnë në moralin e skuadrës.

“Mendoj se kritikat janë të tepërta, sidomos nga njerëz që kanë qenë vetë lojtarë dhe me siguri kanë bërë gabime gjatë karrierës së tyre,” shprehet Bailly për Daily Mirror.

“Si lojtar i ri, kam nevojë për mbështetje nga njerëz të tillë. Nëse marrim më shumë mbështetje, kjo gjë mund të na ndihmojë, por komentet negative gjatë gjithë kohës nuk na ndihmojnë, sidomos lojtarët e rinj të ekipit.

Nuk ishte thjesht një paraqitje individuale e ditës së diel. Ishte i gjithë ekipi që vuajti. Por ishte vetëm një betejë e humbur, jo lufta.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb