Bajamet e gjelbra janë variantet e korrura dhe të freskëta të bajameve klasike të thata. Ato përmbajnë lëndë ushqyese të shumta të dobishme për shëndetin tonë, por gjithashtu të çmuar për t’u kujdesur për lëkurën dhe flokët.

Ne zakonisht i njohim dhe konsumojmë bajamet e thata, por pak persona kanë pasur kënaqësinë të shohin dhe të shijojnë bajamet e gjelbra, ose ato të freskëta që janë në dispozicion vetëm në pranverë kur ato korrren nga pemët.
Por çfarë i kanë këto bajame kaq të veçantë? Përfitimet shëndetësore.

Bajame të gjelbëra kanë qenë prej kohësh të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore dhe disa studime të kohëve të fundit kanë treguar dobinë e tyre për lëkurën dhe flokët.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore të tyre:

-Përfitimet për zemrën: në veçanti lëkura që mbulon bajamet përmban shumë flavonoide, substanca me fuqi antioksidante. Një grup studiuesish në Universitetin e Tufts ka treguar se flavonoidët punojnë së bashku me vitaminën E duke mbrojtur muret e enëve të gjakut nga prishja ose dëmtimi i mundshëm. Si rezultat, duke konsumuar këto fruta, ne mund të parandalojmë sëmundjet e rrezikshme kardiovaskulare siç janë sulmet në zemër.
-Ata luftojnë me kolesterolin e keq: bajamet e gjelbrta janë një nga ushqimet më të mira për të luftuar lipoproteinat me dendësi të ulët, ose të ashtuquajturat kolesterol të keq. Ngrënia e tyre rregullisht mund të ndihmojë për ta mbajtur këtë vlerë në kufi normal.
-Aleate të kockave dhe dhëmbëve: përmbajtja e lartë në kripërat minerale të bajameve të gjelbra është veçanërisht e dobishme për dhëmbët dhe eshtrat tona.
-Lufton gliceminë: pas çdo vakt niveli i glukozës në qarkullimin tonë të gjakut rritet, rritja e sheqerit në gjak nuk është i mirë për shëndetin tonë. Bajamet e gjelbra mund të na ndihmojnë të menaxhojmë situatën duke rregulluar sheqerin në gjak.
-Ndihmojnë sistemin imunitar: bajamet e gjelbra, janë të pasura me antioksidantë dhe substanca të tjera të dobishme për trupin, në mënyrë efektive mbështesin punën e sistemit tonë imunitar dhe kështu na ndihmojnë të na mbrojë nga sëmundja.
– Mbrojnë sistemin nervor: në sajë të pranisë së magnezit dhe substancave të tilla si L-karnitina dhe riboflavina, bajamet e gjelbra sigurojnë ushqim themelor për trurin dhe nervat tona.
-Humbje peshe: pavarësisht se janë kalorike, bajamet e gjelbra mund të ndihmojnë në humbjen e peshës pasi ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe substanca të tjera që ndihmojnë metabolizmin e trupit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: