Sipas disa studimeve të bëra kohët e fundit, bajamet janë zëvendësueset më të mira të çdo gjëje tjetër në vaktin e mëngjesit. Është vënë re se të rinjtë që konsumojnë bajame në mëngjes, kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak. Ato përmbajnë yndyrna të shëndetshme, proteina, vitaminë E dhe magnez, duke rregulluar nivelin e presionit të gjakut, reduktojnë urinë dhe shtimin në peshë.


73 studentë të vitit të parë të universitetit, i cili ndërmori këtë studim, pranuan që shpesh nuk e konsumojnë mëngjesin. Studentët u përzgjodhën për shkak të hulumtimeve të mëparshme duke marrë parasysh që 20 deri në 43 përqind e tyre nuk hanë mëngjes. Rreth 63 për qind e pjesëmarrësve raportuan se nuk konsumojnë kurrë mëngjes, rrallë, vetëm dy ose katër herë në javë.

Nxënësit u ndanë në dy grupe. Tridhjetë prej tyre hëngrën mbi 56g bajame të thata të thata, të barabarta me 320 kalori, çdo ditë për tetë javë. Pjesa e mbetur, pra 35 persona, konsumuan çdo ditë bukë të thekur gruri, duke arritur 338 kalori. Mëngjesi zakonisht u konsumua në orën 11:00.Të gjithë pjesëmarrësit mbajtën regjim të njëjtë gjatë studimit, me financimin e agjensive që e ndërmorrën këtë studim, shkruan bota.al.

Rezultatet dolën në përfundimin se studentët që konsumuan bajame, kishin nivele më të ulët të sheqerit në gjak 2 orë më vonë, si dhe 34 për qind më pak rezistencë ndaj insulinës, sesa ata që konsumuan bukë gruri.

Etiketa: