Vjen një qëndrim shumë i rëndësishëm nga Gjermania kundër krizës së sistemit për shkak të pandemisë së koronavirusit. DFL, që ka nën menaxhim Bundesligën dhe Bundesligën2, ka komunikuar se katër klubet që kanë marrë pjesë në edicionin aktual të Champions League, Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Lajpcigu dhe Bajer Leverkuseni, do të dhurojnë 20 milionë euro për klubet në nevojë.

Katër klubet në fjalë do të heqin dorë nga kuota respektive e të drejtave TV për territorin kombëtar për sezonin e ardhshëm, e cila kap shifrën e 12.5 milionë eurove, ndërsa do të shtojnë nga bilianci i tyre dhe 7.5 milionë euro.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb