Bajerni i Mynihut qëndron pas hezitiveme të Peter Ter Shtegenit për të rinovuar kontratën aktuale me Barcelonën, ndonëse gardiani gjerman e ka cilësuar shumë të ulët ofertën e bërë nga skuadra katalanase.

Sipas “Sport”, është joshja që po i bën Bajerni arsyeja e vërtetë e mosrinovimit. Gjermanët duket se e kanë humbur besimin te Manuel Nojeri dhe po kërkojnë një tjetër gardian të nivelit të lartë dhe ajo e Ter Shtegenit është një rast që mesa duket në Bavari nuk kanë ndërmend t’u ikë nga duart.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb