Ka qenë një fitore me vuajtje ajo që ka arritur Bajerni i Mynihut ndaj skuadrës së Augsburgut pak çaste më parë.

Bavarezët e parë veten në disavantazh që në sekondën e 15-të pas autogolit të Goreckës, por gjithsesi miqtë nga Mynihu barazojnë në të 17-ën me Koman.

Augsburgu këmnëgul e kalon sërish në epërsi 6 minuta më pas, por Bajerni edhe njëherë dëshmon së po kalon një moment shumë të mirë në kampionat.

Në fund të pjesës së parë do të barazojë sërish Koman, autor i një dygolëshi, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Alaba do të realizojë dhe golin e fitores.

Me këtë fitore, Bajerni e rrit edhe më presionin ndaj Borusias, teksa bavarezët ngjiten në kuotën e 48 pikëve, 2 më pak sesa kryesuesit nga Dortmundi, që sfidën e tyre do ta luajnë të hënën ndaj Nurenbergut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb