Bajern Mynihu është rikthyer këtë mëngjes të stërvitet. Ishte vetë klubi bavarez që lajmëroi këtë gjë një natë më parë. “Nga e hëna, 6 prill, lojtarët e Bajernit do të kthehen të stërviten në grupe të vogla. DFL kishte rekomanduar një ndërprerje të stërvitjeve deri të dielën më 5 prill, ndërsa të gjitha normat e higjienës do të respektohen. Stërvitjet do të kryen me dyer të mbyllura dhe u kërkojmë fansave tanë që të vijojnë të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, ndaj ju lutemi të mos vini në stërvitjet e Bajernit”.

Por si do të stërviten lojtarët? Të ndarë në grupe nga 5 vetë, futbollistët kanë respektuar distancën prej një metër e gjysmë larg njëri-tjetrit: asnjë duel, por kanë kryer stërvitje me top. Lojtarët janë ndarë që në parkimin nëntokësor dhe janë ndërruar në dhoma të ndryshme: në çdo dhomë zhveshjeje ishin të lejuar vetëm dy lojtarë. Asnjë shtrëngim dore, asnjë përqafim, por një distancë që shenjohej nga kone të vendosur më herët në fushën e lojës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb