Gazeta spanjolle AS raporton se Atletiko e Madridit  ka informuar Bayern Mynihun se nuk do ta shesë 22-vjeçarin  Lucas Hernandez në merkaton e janarit.

Është raportuar se bavarezët janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën prej 80 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e futbollistit francez.

Kampionët në fuqi të Bundesligës dëshirojnë që të marrin kreun dhe të mundin konkurrentët  e Borussia Dortmundit në garën për titull.

Për ta bërë këtë, skuadra e Niko Kovac duhet të përforcohet  dhe Lucas është një prej objektivave mirëpo Atletico nuk do të lejojë largimin e lojtarit të paktën deri në fund të sezonit.

(n.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: