Mesfushori spanjoll Tiago Alkantara ka vendosur që të qëndrojë te Bajerni i Mynihut dhe ka zgjatur kontratën e tij e cila skadonte në vitin 2021. I sjellë në Bavari nga Pep Guardiola në vitin 2013, Tiago ka fituar gjashtë tituj kombëtare dhe tre kupa të Gjermanisë me bardhekuqtë.

Mesfushori 29-vjeçar u ble nga Barcelona për 25 milionë euro dhe në 227 ndeshje të luajtura në “Alliaz Arena” ka shënuar 31 gola. Lajmin e ka publikuar “SportBild”.

Pas rinovimit të Mylerit dhe të trajnerit Flik, drejtuesit e Bajernit po diskutojnë edhe zgjatjen e kontratave të portierit Nojer dhe mbrojtësit Alaba.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb