Jo vetëm Leroi Sane. Bajerni i Mynihut po punon për të blerë edhe një anësor të djathtë dhe drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, ka gjetur profilin e lojtarit të duhur për nevojat e trajnerit Flik: bëhet fjalë për Nelson Semedon, lojtar i Barcelonës, por që pëlqehet nga shumë ekipe të mëdha.

Portugezi është në shenjestrën e Paris Sën Zhërmenit dhe Mançester Sitit. Sipas “Radio Catalunya”, interesi i bavarezëve është konkret, por çmimi është i lartë: 50 milionë euro, një shifër që Bajerni nuk është i gatshëm ta paguajë. Alternativat janë Alvaro Odriozola (Reali mund t’i rinovojë huazimin) dhe i riu Sergino Dest, talenti 19-vjeçar i Ajaksit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb