Bajerni i Mynihut vendos rregullat për transferimin e Leroi Sanes. Sipas lajmit që raporton “Daily Star”, drejtuesit e Bajernit të Mynihut kanë kontaktuar lojtarin për t’i komunikuar se nëse dëshiron të veshë fanellën e klubit bavarez, duhet të ulë pagën faraonike që merr aktualisht te Mançester Siti.

Sane përfiton 9 milionë euro në sezon te klubi anglez, i cili derdhi 50 milionë euro në arkat e Shalkes për ta marrë anësorin në verën e vitit 2016. Gjithashtu, Bajerni i ka premtuar lojtarit të Kombëtares së Gjermanisë edhe fanelën me numër 10, të cilën e mban aktualisht braziliani Kutinjo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: