Bajerni i Mynihut po bën gati epokën e post-Manuel Nojerit, me portierin 33-vjeçar që po bind gjithnjë e më pak drejtuesit bavarezë. Sipas asaj që bën me dije portali gjerman “Sport 1”, Bajerni i Mynihut po mendon që tani për zëvendësuesin e gardianit titullar, tek i cili nuk ka më garanci fizike për shkak të dëmtimeve të shumta.

Dhe duket se të gjitha shtigjet të çojnë sërish te Shalke 04, me Bajernin e Mynihut që ka pikasur tek ekipi nga Gelsenkisherni portierin ideal, njëjtë siç bëri me Nojerin në vitin 2011. Bëhet fjalë për Aleksandër Nubel, 22 vjeçarin që duket se është gati të marrë përsipër trashëgiminë e rëndë të ish-kampionit të Botës dhe fituesit të Champions League.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb