Në dritaren e ardhshme të merkatos, Barcelona do të kërkojnë të zgjidhë një çështje që tashmë i është kthyer në një bezdi të madhe, ajo e lidhur me situatën kontraktuale të Filipe Kutinjos, aktualisht në huazim te Bajerni i Mynihut.

Sipas asaj që shkruan “Sport.es”, klubi gjerman nuk ka aspak ndërmend të paguajë 90 milionë euro për blerjen e kartonit të brazilianit, ndaj ai pritet të kthehet në Katalunjë. Dy klubet më të interesuara për të për momentin janë Interi dhe Çelsi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb