E ardhmja e Manuel Nojerit duket se është larg Bajernit të Mynihut. Bavarezët, që pasi siguruan shërbumet e Aleksandër Nubel nga Shalke 04, kanë vënë në shënjestër gardianin e Barcelonës, Mark Andre ter Shtegen. Kjo do të thotë se portieri që është në skadencë kontrate vitin e ardhshëm, nuk do të gjente vend.

Për portierin gjerman është vënë në lëvizje skuadra e Çelsit, raporton “Bild”. Blutë e Londrës janë gati të heqin dorë nga Kepa Arrizabalaga. Nojeri është zgjedhja e parë e Frenk Lampardit, që kërkon portieri me eksperiencë, i cili do t’i ofronte garanci në kuadrat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb