Bajern Mynih ka çuar në 22 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje jashtë fushe në Ligën e Kampioneve, duke përforcuar rekordin e vet.

Por ai ishte pranë përfundimit, po të mos ishte për golin e Kinglsei Koman në minutën e 90, në barazimin 1-1 ndaj Strasburgut. Një gol të cilin edhe trajneri Julian Nagelsman e ka cilësuar një lehtësim.

“Ishte një lehtësim që barazuam, por ishte edhe i merituar për pjesën e dytë që kemi zhvilluar. Ata u munduan që të luanin në kundërsulm dhe shumë herë na vunë në vështirësi, duke krijuar raste edhe falë topave që kemi humbur ne.

Ata ishin të rrezikshëm, na duhet të mësojmë të mbrohemi më mirë. Por gjatë kësaj ndeshje e merituam barazimin. Jam pak i inatosur kohët e fundit, ka disa situata që ua dhurojmë ne kundërshtarëve. Kur pëson gol pastaj e komplikon ndeshjen, por ne dolëm para me personalitet për të barazuar”, theksoi trajneri i Bajernit./panorama sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb