Bajerni i Mynihut vijon revolucionin e tij në ekip. Pas nënshkrimit me Lukas Fernandezin dhe Benjamin Pavard, bavarezët janë gati të bëjnë sërish pazar tek Atletiko Madridi dhe këtë radhë kanë vënë në shenjëstër një tjetër nga elementët e çmuar të skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

Rodri 2
Rodri 2

Rodrigo Hernadez Kaskante, shkurt Rodri, është emri i piketuar n ga Uli Hënes. Sipas asaj çka raporton prestigjiozja gjermane “Bild”, Bajerni i Mynihut është gati të paguajë plot 70 milionë euro për 22-vjeçarin e përfaqësueses spanjolle. Pas Lukas Hernandezit, që u mor nga Bajerni për 80 milionë euro, Rodri do të ishte blerja e dytë e gjermanëve te spanjollët e Atletikos në këtë sezon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: