Humbja e fundit, ajo kundër Empolit, ka sjell kaos në shtëpinë e Napolit. Një dorë për këtë kishin edhe dy legjionarët kuqezi, Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami, ky i fundit praktikisht ndryshojë rrjedhën e lojës duke marrë në fund një fitore 3-2 me përmbysje. Napoli jo vetëm që doli nga gara për titull por tashmë blutë rrezikojnë edhe vendin e tretë, me Juven që i është afruar vetëm 1 pikë larg.

Asllani
Asllani

Luciano Spalletti vendos të mbaj ekipin në grumbullim me shpresën për të bashkuar sadopak ambientin. Mediat flasin për një situatë kaotike ku lojtarët janë kapur edhe me duar ndërmjet tyre. Për momentin, presidenti De Laurentiis ka shprehur mbështetjen e tij ndaj Spallettit por situata mund të ndryshojë nëse Napoli nuk arrin të kualifikohet për në Champions League, në një rast të tillë hipotetik Spallettin e pret shkarkimi i sigurt.

Spalletti
Spalletti

Në Itali kanë zbuluar edhe emrat e parë nëse një skenar i tillë vihet në jetë: Vincenzo Italiano, Gian Piero Gasperini dhe Roberto De Zebri janë emrat e parë që lakohet si post Spalletti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb