Pllakos heshtja në “San Siro” pas festës së futbollistit shqiptar. Një gol i shqiptarit Nedim Bajrami i ardhur nga një asist i Asllanit ka tërhequr vëmendjen. Shqiptari Nedim Bajrami që luan me Empolin i ka shënuar Interit dhe ka festuar duke bërë shqiponjën me duar në San Siro.

Interi dhe Empoli po ndeshen për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Interi shikohet si pretendent për të kaluar më tej, por Empoli do tentojë të surprizojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb