Nedim Bajrami mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve. Së fundmi flitet për një akord total mes tij dhe Fiorentinen, por Empoli vijon të rezistojë në pritje të ofertës më të mirë.

Sipas mediave italiane, as Sassuolo nuk është tërhequr nga gara për të siguruar shërbimet e Bajramit.

Oferta e parë zyrtare në dyert e Empolit ka ardhur nga Bundesliga, ku me sa duket, Herta Berlinit e ka seriozisht për fantazistin kuqezi, me klubin gjerman që ka ofruar 12 milionë euro kesh, për momentin, kjo është oferta më e mirë e ardhur në tryezën e presidentit Corsi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb