Nedim Bajrami ishte një nga më të mirët e Empolit në sezonin që lamë pas, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për këtë edicion, pasi lojtari shqiptar ka humbur vendin e titullarit. Tekniku i Empolit, Zanetti është shprehur pas barazimin 2-2 me Lazion se lojtari kuqezi ka shumë luhatje në paraqitjet e tij, ndaj kjo është arsyeja përse nuk është ai zgjedhje e para.

“Më vjen shumë keq për Bajramin dhe Pjacën që i lëmë në stol. E bëjmë këtë zgjedhje pasi kanë luhatje dhe jo vazhdimësi. Këta dy lojtarë kanë një talent të jashtëzakonshëm, por kanë pasur shumë luhatje” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: