Sassolo siguron një fitore të madhe në transfertë duke mposhtur Empolin me rezultatin e thellë 1-5. Nedim Bajrami dhe Adrian Ismajli zbritën të dy si titullarë për ekipin e Empolit por pa mundur të lënë gjurmë. Sassuolo kaloi në avantazh që në minutën e 13-të teksa Berardi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tre minuta më pas Empoli barazoi shifrat provizorisht në 1-1 por vetëm kaq pasi Raspadori realizoi për Sassuolo në minutën e 24-të duke rikthyer verdhezinjtë në avantazh. Në pjesën e dytë, Empoli mbeti me dhjetë lojtarë, ndërsa në minutën e 64-të, Bajrami u zëvendësua.

Fill pas këtij momenti, Sassuolo shënoi dhe tre herë të tjera duke sigluar rezultatin final në 1-5.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb