Ndeshja mes Udineses dhe Sassuolos ka përfunduar në barazim 2-2. 45 minutat e para të duelit prodhuan shumë emocione, ku u shënuan të katër golat.

Nedim Bajrami u fut në fushë në minutën e 12’ në vend të Domenico Berardit, i cili pësoi një dëmtim dhe u detyrua të largohej. Mesfushori ofensiv i kombëtares shqiptare ishte protagonist në golin e barazimit 2-2 në minutat shtesë të fraksionit të parë.

23-vjeçari nga Tetova hodhi në zonën kundërshtare një top të rrezikshëm nga krahu i djathtë, që përfundoi në rrjetë. Në përpjekje për ta larguar, argjentinasi Nehuen Perez e dërgoi gabimisht topin në portën e Udineses, duke i dhuruar barazimin ekipit udhëtues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb