Nedim Bajrami mbylli një sezon me ulje ngritje, i kushtëzuar shumë nga dëmtimet por dhe nga COVID-19. Pavarësisht këtij fakti, admiruesit nuk mëngojnë kur bëhet fjalë për merkato. Sipas mediave italiane, Bajrami mbetet një pistë konkrete, një dëshirë e vjetër e Fiorentiës.

Jo vetëm klubi violë, edhe Sassuolo është e interesuar për të siguruar shërbimet e fantazistit kuqezi. Largimi i sigurt i Asllanit i ndërlikon disi planet pasi Empoli është i detyruar të ruaj disa nga lojtarët kryesorë që arritën të mbajnë ekipin në elitë.

Në çdo rast, nëse vjen ndonjë ofertë e pa rezistueshme edhe Bajrami është në shitje, në të kundërt do të qëndrojë tek Empoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb