Pas një fillim sezoni të vështirë, ku humbi shumë nga statusi i tij si titullar, Nedim Bajrami po rikthehet të bëjë protagonistin tek Empoli. Mesfushori kuqezi zhvilloi një sfidë shumë të mirë përballë Inter, ku dhuroi një asist perfekt.

Bajrami ishte gjithashtu një nga më të mirët në fushë edhe përballë Lazio-s, për aq kohë sa ishte në fushë.

Sassuolo
Sassuolo

Paraqitjet e fundit kanë zgjuar edhe një herë interesimin e klubeve të ndryshme në Serie A për mesfushorin kuqezi. Në skenë ka dalë sërish Sassuolo, ndërsa interesim së fundmi ka shfaqur edhe Salernitana.

Valencia
Valencia

Jo vetëm në Serie A, Bajrami ka tërhequr edhe vëmendjen e Gennaro Gattuso-s. Tekniku italian sheh te Bajrami përforcimin ideal për Valencia-n, një investim me pak kosto, por që mund t’i jap ekipin spanjoll më shumë fantazi. Bajrami e ka bërë të qartë vullnetin e tij, kërkon të largohet nga ekipi toskan për të nisur një aventurë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb