Empoli shijon më në fund pak nga magjia e Nedim Bajramit. Fantazisti kuqezi dhuron show personal në sfidën përballë Udinezes duke i dhuruar ekipit të tij një trepikësh të artë. Ekipi i Andreazzoli siguroi rezultatin e tretë radhazi pozitiv duke u larguar gjithnjë e më shumë nga zona e ftohtë, për momentin lundrojnë në ujëra të qeta, në vendin e 11-të në kuotën e 23-të pikëve. Pas afro një muaji, Bajrami rikthehet si titullar por vendasit e gjeten veten në dizavntazh në minutën e 22-të teksa Deulofeu realizoi një gol shumë të bukur. Me fillimin e pjesës së dytë, Stojanovic iu përgjigj në të njëjtën formë duke barazuar shifrat në 1-1 ndërsa më pas stafetën e merr Bajrami.

Në të 59-tën, në vendin e duhur në kohën e duhur, Bajrami, përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke dërguar topin në rrjetë. Në të 78-të, Bajrami dhuron një asisit të pastër për Pinamonti që nuk shpërdoron duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1. Në përfundim të ndeshjes, Bajrami u vlerësua me notën 7: “Rikthehet si titullar pas afro një muaji, nuk është në kushtet më të mira fizike, e kishte pak të vështirë të futej në ndeshje por në pjesën e dytë kthehet në faktor, gol dhe asisit, madje flirtoi edhe me dopietën”, shkruajnë mediat italiane, ndërsa elozhe mori dhe nga trajneri Andreazzoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb