Empoli ka triumfuar 12-1 me skuadrën e të rinjve, në ndeshjen miqësore të luajtur ditën e sotme. Nedim Bajrami ka shkëlqyer në këtë test të ekipit të Zanettit, duke shënuar 3 gola.

Edhe pse të gjitha mediat italiane flasin rreth një largimi të mundshëm të tij nga ky ekip, lojtari shqiptar duket më i përqëndruar se kurrë në fushën e lojës.Sa i përket ekipit që dëshiron shërbimet e Bajramit, gjatë kësaj periudhe në Pole Position ka qëndruar Fiorentina.

66
66

Golat e tjerë në miqësoren e luajtur brenda shtëpisë u realizuan nga Baldanzi (2), Crociata, Stulac, Ekong, Ebuehi, Destro, Henderson e Marin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: