Tiemoue Bakayoko rikthehet në Serie A por jo tek Milan. Mesfushori francez ka zbarkuar në orën 11:00 të se dielës në Fiuminino, ku fillimisht iu nënshtrua testit ani Covid-19 për t’iu drejtuar më pas “Villa Stuart” ku zhvilloi dhe testet mjekësore.

Bakajoko
Bakajoko

Bakayoko do të transferohet tek Napoli, skuadër me të cilën do të nënshkruaj një kontratë 2-vjeçare. Napoli dhe Chelsea arritën akordin për transferimin e tij në formë huazimi pa të drejtë blerje. Napoli do ti paguaj londinezëve 2 milion euro për huazimi ndërsa të dy klubet do të ndajnë dhe pagën e tij vjetore, 3,5 milion euro do të paguaj Chelsea ndërsa 2 milion Napoli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: