Një deklaratë e presidentit ukrainas Zelenski gjatë samitit G7 ka habitur jo pak. I pyetur nga një gazetar, ai tha se qyteti simbol i rezistencës ukrainase është tashmë në zemrat e tyre duke nënkuptuar se rusët kanë marrë përfundimisht kontrollin e qytetit. Me vonë Këshilltari i Zelenskit tha se presidenti ishte keqkuptuar dhe se Bahmuti po reziston ende.

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës Zelenski dhënë një gazetari gjatë takimit me presidentin Joe Biden ne samitin e G7 ne Hiroshima ka bërë bujë pasi Zelenski tha se forcat ruse tani kontrollojnë qytetin simbol te rezistencës Bahmut. “Zoti President, a është Bakhmut ende në duart e Ukrainës? Rusët thonë se kanë marrë Bakhmutin e pyet gazetari ne fund te takimit. Në përgjigjen e dhënë Zelenskky nxitoi duke thënë se Ukraina e kishte humbur Bahmutin , por shtoi, “Duhet të kuptoni se nuk ka asgjë më aty “, duke thënë për rusët se “ata shkatërruan gjithçka” “Sot, Bakhmut është në zemrat tona,” shtoi Zelenski duke ngritur shumë pikëpyetje dyshuese në sallën e takimit pasi konfirmoi me zë dhe figure lajmin për marrjen e qytetit .

“Unë mendoj se jo, por duhet të kuptosh se nuk ka asgjë. Ruset kanë shkatërruar gjithçka, kanë rrënuar të gjitha ndërtesat. Është një tragjedi… Bakhmuti është në zemrat tona. Nuk ka asgjë më në atë vend , ka vetëm shumë rusë të vdekur, por ata erdhën tek ne. Mbrojtësit, ushtaret ukrainas bënë një punë shumë të madhe aty, ne i vlerësojmë përpjekjet e tyre”, tha Zelenski për gazetarin.

Paraditen e se dielës këshilltari i presidentit Zelenski Sergii Nykyforov sqaroi për CNN se presidenti i Ukrainës u keqkuptua kur u pyet nga gazetarët ne takimin me Biden nëse qyteti i Bahmut ishte pushtua nga rusët. Këshilltari i tij mohoi pretendimet e Rusisë se Bakhmut të ishte marre nga forcat ruse. “Si rezultat i ofesivës të njësive sulmuese të grupit mercenar Wagner, të mbështetur nga artileria dhe aviacioni i Grupit Jugor të Forcave, çlirimi i Bahmutit ka përfunduar,” tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. Kreu i grupit mercenar Wagner, Prigozhin, te shtunen njoftoi se Bahmuti u mora pas operacionit që zgjati 224 ditë Më 25 maj ata do t’ua dorëzojnë qytetin trupave ruse. Agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi se Presidenti Vladimir Putin i përgëzoi trupat për pushtimin e qytetit.

Qyteti lindor i Ukrainës prej muajsh është kthyer në fushëbetejë te përgjakshme mes forcave ukrainase dhe ruse. Analistët thonë se Bakhmut ka pak vlerë strategjike për Moskën, por kontrolli mbi qytetin simbol te rezistencës ukrainase do të ishte një fitore simbolike për Rusinë pas betejës më të gjatë të luftës në Ukrainë deri më tani. Mbi 90 për qind e banorëve janë larguar nga qyteti qe është nën rrënoja nën rrënoja. Shifrat e numrit të viktimave janë të dhëna të klasifikuara, por zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se dhjetëra mijëra ushtarë rusë, shumë prej tyre të burgosur, që ishin rekrutuar nga Wagner-i, janë vrarë. Mijëra trupa ukrainase besohet se janë vrarë po ashtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: