Nga: ZONJA KATERINA

1 pako peta për baklava
300-350 gr gjalpë
500 gr arra
4-5 lgj sheqer
2-3 lgj galetë

Sherbeti:
600 gr sheqer
500 ml ujë
1 fetë limoni

Grijmë arrat jo plotësisht. Më pas i përziejmë arrat e thërrmuara me sheqerin dhe galetën. Shkrijmë gjalpin dhe heqim pjesën e bardhë që zë lartë. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe shtrojmë 3-4 petë duke i spërkatur me gjalpë. Hedhim arra, vendosim përsëri 3 petë spërkatur me gjalpë, një shtresë tjetër me arra dhe në fund 4 petë të tjera spërkatur me gjalpë. E presim bakllavanë dhe hedhim gjalpin e mbetur.
E vendosim bakllavanë të piqet në furrë në temperaturën 170 gradë për 20-25 minuta. E ulim më pas temperaturën në 140 gradë dhe e lemë bakllavanë të vijojë pjekjen për 1 orë e 30 minuta – 2 orë. Ndërkohë përgatisim sherbetin dhe pasi bakllavaja të jetë ftohur e sherbetosim me sherbetin e ngrohtë.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: