Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr. peta
100 gr. gjalp i tretur
200 gr. kadaif
250 gr. arra
4 lugë tahini

Për sherbetin:
3 gota sheqer
3 gota ujë
1 fetë limon

Përgatitja
Ne fillim bëjmë sherbetin pasi duhet të jetë i ftohtë kur t’ia hedhim bakllavasë.
Përgatisim mbushjen me arra, tahini dhe kadaifin që e copëtojme pak me dorë.
Për një role perdorim 2 peta, i lyejmë me pak gjalp në mes tyre. Vendosim mbushjen në të gjithë gjatësinë e petës dhe e rrotullojmë. Veprojmë kështu me të gjitha petët. I presim dhe i rreshtojmë në tavën e pjekjes të cilën e lyejmë me pak gjalp.
Me pjesën e mbetur të gjalpit, lyejmë siperfaqen e roleve.
I fusim në furrë të parangrohur 180 gradë për rreth 40 minuta deri sa te marrë ngjyrë të artë.
Presim 10 minuta sa bakllavase ti dali nxehtesia e parë dhe i hedhim sherbetin që tashmë është ftohur.
Ne rast se ju pelqen shume krokante prisni deri sa bakllavaja të ftohet më shumë dhe të jetë e vakët kur ti hidhni sherbetin.
Nëse e pelqeni shumë të butë hidheni sherbetin të ngrohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb