Recetë nga znj. Eneida
Për bakllavanë:
500 gr peta
100 gr gjalpë i tretur
200 gr kadaif
250 gr arra
4 lugë plot Tahini

Për shërbetin:
3 gota sheqer
3 gota ujë
1 fetë limon

Në fillim bëjmë shërbetin pasi duhet të jetë i ftohtë kur t’ia hedhim bakllavasë.
Përgatisim mbushjen me arra, tahini dhe kadaifin që e copëtojmë pak me dorë.

Për një role përdorim 2 peta, i lyejmë me pak gjalpë në mes tyre. Vendosim mbushjen në të gjithë gjatësinë e petës dhe e rrotullojmë. Veprojmë kështu me të gjitha petët. I presim dhe i rreshtojmë në tavën e pjekjes të cilën e lyejmë me pak gjalp.

Me pjesën e mbetur të gjalpit, lyejmë sipërfaqen e roleve.
I fusim në furrë të parangrohur 180 gradë për rreth 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë të artë.
Presim 10 minuta sa bakllavasë t’i dalë nxehtësia e parë dhe i hedhim shërbetin që tashmë është ftohur.

Në rast se ju pëlqen shumë krokante prisni deri sa bakllavaja të ftohet më shumë dhe të jetë e vakët kur t’i hidhni sherbetin.

Nëse e pëlqeni shumë të butë hidheni sherbetin të ngrohtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb