Nga: ZONJA KATERINA
1 pako peta për bakllava
400 gr susam
200 gr arra
350 gr bukë e thekur (galetë)
1 gotë vaj
1 lgj kanellë
20 copë karafila lule
Gjalpë për lyerjen e tavës

Për sherbetin:
2 ½ gota sheqer
2 ½ gota ujë
1 fetë limon
1 lgj mjaltë

Kaurdisim lehtë susamin derisa të zverdhet paksa dhe të nxjerrë vajrat eterike. Më pas grijmë arrat jo plotësisht. Gjithashtu dhe susamin e kalojmë në blender dhe e bëjmë gati si miell. Bukën e thekur e grijmë në blender ose mund të përdorim galetë. I bashkojmë të gjithë këta përbërës në një enë duke shtuar dhe kanellën.

Në tavolinën e punës hapim një petë dhe më pas e spërkasim me masën e përgatitur me susam, arra, kanellë dhe galetë. Vendosim mbi mbushje një petë, e spërkasim përsëri me përgatitjen me arra dhe susam, vendosim përsëri një petë, përsëri mbushje dhe në fund dhe një petë tjetër. I mbledhim 4 petët e mbushura role dhe kështu vazhdojmë dhe me roletë tjetër duke përdorur mbushje në çdo 4 petë.

I vendosim roletë në një tavë të lyer me pak gjalpë, i presim roletë në racione dhe i përvëlojmë me vaj të nxehtë. Mbi çdo racion të bakllavasë vendosim nga një karafil. Më pas e vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-18 minuta.

Ndërkohë përgatisim sherbetin e bakllavasë role me susam dhe arra dhe pasi të jetë pjekur e lemë të ftohet pak dhe më pas e sherbetosim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb