Përpara ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, Bekim Balaj kishte lënë mënjanë egon personale, duke theksuar se rezultati i skuadrës ishte më i rëndësishëm sesa goli i tij, por në fund Rijeka jo vetëm arriti të marrë një pikë ndaj rivalëve kryesorë këtë sezon, me një gol të Radoseviçit në minutën e 94-t, por gjithashtu Bekim Balaj la dhe shenjën e tij në ndeshje duke shënuar golin e epërsisë fillestare në minutën e 29-të. Trajneri slloven, Kek, vlerësoi së tepërmi lojën e sulmuesit të kombëtares shqiptare pas përfundimit të takimit, ndërsa vetë Balaj për mediat kroate theksoi se ishte tifozëria, ajo që ndryshoi fatin e ndeshjes. Sulmuesi kuqezi u shpreh se tifozët e Rijekës janë fantastikë dhe mbështetja e tyre e motivoi më tepër. Balaj u shpreh i lumtur për golin, që ishte i katërti për të në kampionat, pas atyre të shënuar ndaj dy skuadrave të Splitit, Hajdukut dhe Rnk-së dhe ndaj Zadarit duke pasur një mesatare më të lartë se 0.5 gola për ndeshje.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: