Futbollisti i Kombëtares, Bekim Balaj me rastin e festave të fundvitit ka zgjedhur të pushojë në Brazil, së bashku me Edon Hasanin. Sulmuesi i Terek Groznit në Rusi dhe mesfushori i Kukësit po pushojnë në plazhet me rërë të bardhë të Rio De Zhaneiros, pas një pjese sezoni të ngarkuar.

Shkodrani ka publikuar në ‘Instagram’ një foto nga plazhi së bashku me Edon Hasanin, por nuk kanë munguar komentet e shumta, mes të cilëve edhe ai i ish- kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

“Bekimo, s’kemi bukë me hongër ti po han Molto në Brazil…”, shkruan me shaka ish-kapiteni i Kombëtares.
Nuk ka vonuar përgjigja e Balajt i cili ka shkruar: “Lorik Cana, na mbytën këtu, nuk paska as Molto”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: