Bekim Balaj tashmë është një garanci për De Biazin. Sulmuesi shkodran i Rijekës ka arritur ta gjejë sërish rrugën e rrjetës në përballjen që skuadra e tij ka pasur në shtëpi ndaj Zadarit. Shkodrani ka qenë autori i golit të parë në fitoren 4-0 të Rijekës, duke qenë kështu edhe njeriu që çel rrugën drejt suksesit. Sulmuesi ka goditur rrufeshëm nga rreth 22 metra, duke lënë të pashpresë portierin kundërshtar, që pavarësisht heshtjes, nuk mund ta ndalte goditjen e fortë të shkodranit.

Rijeka falë kësaj fitoreje ka shkuar në kuotën e 51 pikëve, duke konsoliduar vendin e dytë. Kreun e mban Dinamo e Zagrebit me 63 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Lokomotiva, por me 13 pikë diferencë ndaj skuadrës së Balajt. Në prag të ndeshjes me Armeninë, forma e sulmuesit ngroh shumë tifozët kuqezi.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: