Bekim Balaj ka folur pas takimit me Izraelin. Balaj iu afrua disa herë golit në takimin ndaj Izraelit, por pa arritur të shënojë. Në një prononcim për “Supersport”, ai u shpreh se ekipi luajti mirë dhe ishte i qetë në fushë.

“Të dhemb mënyra si pësuam golin e parë por gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter dhe kërkuam golin. Ndikoi dhe fakti që gjatë gjithë ndeshjes nuk po shënonim dot. Më pas Izraeli shënoi dhe golin e dytë e kjo i dha fund. Në pjesën e parë ruajtëm qetësinë por na e vështirësoi lojën që nuk shënuam dhe prandaj humbëm.

Duhet të provonim më shumë dhe nga qendra. Shpresonim të paktën një barazim por nuk patëm fat. Janë zgjedhje të trajnerit ndërrimet. Nuk ka rëndësi si luanim, me dy apo me 5 sulmuesa”, u shpreh Balaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb