Bekim Balaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, foli sot në konferencën për shtyp të mbajtur për sfidën e ardhshme miqësore kundër Ukrainës. ‘Bomberi’ shkodran preku edhe humbjen me Kosovën ku tha se gjithkush duhet të mbajë përgjegjësitë e veta.

“Një ndeshje ku gjithkush nga ne duhet të marrë përgjegjësitë e tij. Ne që jemi në fushë jemi përgjegjësit kryesorë. Përpara kemi Ukrainën dhe që aty duhet të demonstrojmë forcën dhe më të mirën tonë në fushë. Unë jam gati, por çdo zgjedhje teknike i takon vetëm trajnerit”, u shpreh Balaj.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb