Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një prononcim për mediat, i pyetur në lidhje me konfirmimin e Veliajt nga Rama, u shpreh se balancat kanë ndryshuar dhe Tashmë Rama pritet të konfirmohet nga Veliaj.

“Mund tju pyet kush e Veliaj cili do rikonfirmojë. Rama është në dy hetime ndërkombëtare. Kjo është absolutisht e vërteta, njëri nuk di për fatin e tij tjetri është në vazhdim e sipër. në këtë mes nuk besoj që Rama konfirmoi Veliajn. Veliajn siç e shihni jo presion, por mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi tek beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi Veliaj jo Rama. Nisi betejën me kullat, Veliaj tha vazhdo por katet janë të tuat dhe unë do ti nxjerr se aty Rama ka fjalën vendimtare. Ajo që në pamje të parë ishte beteje kundër Veliaj, ai e ktheu betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra fatkeqësia më e madhe e Tiranës.

Opozita nuk i emëron në mënyrën siç i emëron Rama, por kandidatët do ti zgjedhe nga qytetarët. Miratuam 2 ditë më parë procedurën për zgjedhjen e kandidatëve me primaret, shënuam hap para duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar, sjellim një risi thelbësore në interes të qytetarëve. Nuk na i cakton as droga as kthimi as partia shtet por qytetarët. Ndërkohë po vijojmë konsultimet me aleatët të përcaktojmë këti 2-3 ditë format e daljes, me kandidat të përbashkët apo jo, që unë e mbështes, por jemi të hapur për format e përshtatshme.

Përfshihen i gjithë spektri i djathtë do të kemi një koalicion të gjerë brenda e jashtë Parlamentit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: