Inter zyrtarizoi para pak çastesh blerjen e shtatë në këtë merkato vere, senegalezin Keita Balde. 23-vjeçari i marrë në huazim nga Monaco foli për herë të parë si një futbollist i Interit për kanalin zyrtar të klubit.

Keita i preku pak nga të gjitha, Nga Spalletti, Icardi e deri tek tifozët.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu në familjen e Interit dhe do të jap gjithçka në fushë që t’i bëj tifozët të lumtur”, tha 23-vjeçari Keita Balde pas bashkimit me Interin.

“Me Mauron kaluam kohë së bashku në Barcelonë (La Masia), e kam njohur që kur isha i vogël. E njoh trajnerin Spalletti, ai më dha shumë përkrahje dhe me të vërtetë më donte mua, jam këtu për të dhe për projektin që Interi ka.

Unë jam rikthyer në Itali me një dëshirë të madhe për të luajtur për një klub të madh, kam përvojë në këtë ligë dhe dua të bëj mirë. Tifozët janë gjithmonë fantastik, dua që ata të jenë të lumtur”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: