Çdo aludim për faktin se nuk respektoj hetimet, urdhrat, kërkesat apo urdhëresat për ngjarjen është një gënjeshtër, tha në një video Alec Baldwin, lidhur me vdekjen tragjike në xhirimet e filmit ”Rust”, të drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins.

”Unë ju siguroj për një bashkëpunim 1 000 për qind me hetimet, pas kërkesës për sekuestrimin e celularit”, thekson aktori i njohur.

Aktori shpjegoi se autoritetet në New Mexico, ku ndodhën të shtënat, po koordinohen me autoritetet në shtetin e Nju Jorkut, ku jeton Baldwin, për të marrë telefonin, duke shtuar se ishte një proces i gjatë.

“Natyrisht, ne do t’i përmbahemi 1 000% të gjitha kërkesave. Jemi absolutisht dakord”, tha aktori.

Oficerët e policisë amerikane të ngarkuar me hetimin u autorizuan më 16 dhjetor për të sekuestruar celularin e Baldwin-it.

Aktori ka pohuar gjithmonë se nuk e ka tërhequr kurrë këmbëzën dhe në një intervistë ka siguruar se nuk e ka idenë se si mund të ketë përfunduar një plumb i vërtetë në sheshxhirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb