Në konferencën për shtyp para ndeshje me Anglinë, nuk ka dalë vetëm trajneri i Uellsit, Rob Page, por edhe sulmuesi Gareth Bale.

“Jemi të zhgënjyer nga disa paraqitje. Jemi në Botëror me ekipe të shkëlqyera, por gjithmonë do të japim 100%.

Kemi punuar shumë për të t’i bërë gjërat më mirë dhe shpresojmë se gjërat do të ndryshojnë për ne. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të mbajmë moralin lart. Do të kishim dashur të fitonim, por realiteti është se futbolli është i vështirë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: