Garreth Bale është një futbollist mahnitës kur shqyrton një e nga një të gjithë futbollistët e Real Madrid, por kur vjen puna te kombëtarja ai personifikon të gjithë ekipin. Në mendjen e shumë sportdashësve nuk mund të ndahet Bale nga Uellsi, ose e kundërta, Uellsi nga Bale.

Kjo shihet qartë sa herë që kombëtarja Brutanike luan ndeshje me kundërshtarët respektivë, ndryshe nuk mund të ndodhte edhe të dielën kur Uellsi u përball me Austrinë. Edhe pse këtë herë këmbëmajti nuk dha asisit apo shënoj gola, ai ishte autor i një gjesti teknik mjaft të lartë.

28-vjeçari dribloi dy kundërshtarë duke i kaluar njëkohësisht topin mes këmbëve. Ky episod edhe pse nuk u konkretizua deri në fund pasi më pas lojtari humbi topin, meritoi duartrokitjen e tifozëve.

Uellsi në fund mori një fitore minimale 1-0 që i ngjall shumë shpresat për vendin e dytë në grupin që udhëhiqet nga Serbia.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: