Gareth Bale trajner. Kjo nuk është thjeshtë një ide, por mund të shndërrohet në realitet. Në The Sun shkruhet se Kombëtarja e Wales i ka ofruar sulmuesit të njohur, gjithashtu edhe Ramsyet, mundësinë për të ndjekur kursin e trajningut. Natyrisht, nëse diçka e tillë merr jetë, do ndodhë pas Botërorit të Katarit.

Unë po flisja me Gareth dhe Aaron në Holandë kohët e fundit dhe ata janë shumë të interesuar të marrin licencat e tyre të trajnerit B dhe A në Wales, pas Kupës së Botës. Shpresojmë se përmes kësaj do të jemi në gjendje të përdorim përvojat e tyre për të mbështetur lojtarët tanë të rinj.”, tha menaxheri i Wales, David Adams.

Vetëm 5 ndeshje në sezonin e fundit me Real Madrid kanë bërë që anësori Bale të mendojë seriozisht largimin nga futbolli i luajtur. Nëse ka qëndruar në stol si lojtar, tani të paktën do qëndrojë në rolin e trajnerit.

Hh
Hh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb