Një eksperiencë unike, por në të njëjtën kohë e frikshme ka pasur një argjentinas i cili e gjeti veten duke bërë kajak me një balenë të madhe pranë tij.

Në videon që regjistroi “takimin”, Paolo Osta shihet duke vozitur butësisht pasi ka kuptuar që pranë tij ishte një balenë. Balena lëviz me qetësi brenda mundësive të argjentinasit, i cili pothuajse mund ta prekë atë, gjë që ai nuk e tentoi.

Terrori është shfaqur në sytë e tij ndërsa, megjithatë, vajza që regjistron kontaktin e ngushtë qesh me videon që ka mbledhur mbi 38 milionë shikime në TikTok.

Duke postuar videon edhe në Instagram, Osta ka shkruar në mbishkrim: “Kam pasur këtë përvojë unike. Çfarë do të bënit ju?” Osta gjithashtu ngarkoi video të tjera të takimit me balenën në llogarinë e tij në TikTok.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: