Në kuadër të bashkëpunimeve me partnerë të fuqishëm vendas e të huaj, universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Balfin Group. Administratorja e përgjithshme, Edlira Muka si dhe drejtori i burimeve njerëzore në Balfin, Elvin Nosi gjatë takimit me stafin akademik të “Luarasi” diskutuan mbi fushat ku mund të shtrijnë bashkëpunimin. Studentët e 3 fakulteteve do të kenë mundësi intershipi pranë grupit Balfin për të praktikuar njohuritë e marra në auditore.

Administratorja e përgjithshme e Balfin, Edlira Muka tha se ky grup është një mundësi shumë e mirë për studentët të cilët do të formësohen më së miri duke kombinuar teorinë me praktikën. Ajo më tej u shpreh tejet e kënaqur për bashkëpunimin me “Luarasi” dhe vlerësoi cilësinë e mësimdhënies në këtë universitet.

Ndërkohë drejtori i burimeve njerëzore në Balfin, Elvin Nosi tha se nëpërmjet intershipeve të tilla, do të mund të identifikojnë studentët e talentuar.

Rektori i “Luarasi” prof. dr. Ethem Ruka, theksoi se studentët kanë nevojë për modele të suksesshëm për tu motivuar. Ai e shikon marrëveshjen me Balfin Group si një marrëdhënie simbiotike për përgatitjen e gjeneratave të profesionistëve.

Universiteti Luarasi i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit me partnerë prestigjioze, duke sjellë për studentët mundësi e perspektiva të reja për të ardhmen profesionale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb