TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një status në “Twitter” pas kapjes së Klement Balilit dhe komenteve të opozitës. Lleshaj shpreh ‘mirëkuptim për mizën nën kësulë’, ndërsa thekson se Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare por edhe të vendeve të tjera.

“Për ata që janë hutuar nga arrestimi i Balilit dhe mundohen të hutojnë të tjerë: Mirëkuptim për mizën nën kësulë, por Balili ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë shqiptare, po edhe atë të vendeve të tjera ????
Sa keq, opozitarët përqeshin, partnerët duartrokasin!”, shkruan Lleshaj.

Lleshaj Twitter
Lleshaj Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb