Dy ditë më parë BalkanWeb trajtoi një skadal të ndodhur në fshatin Katjel në Njësinë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit.
Për dy ditë me radhë, familjarëve të një gruaje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua varrosja e saj në varrezat e fshatit për shkak të një vendimi të pleqësisë dhe një pjese të komunitetit që e konsideronin familjen e të ndjerës “jo autoktone”.
Rasti tronditës ka shkaktuar reagimin e dhe të Organizatës “Drejtësi Sociale” e cila ka kallëzuar penalisht kryetarin e fshatit Katjel, Enver Muça.
“Nëpërmjet këtij kallëzimi, paraqesim pranë jush një ngjarje të rëndë dhe të papranueshme, e cila përbën shkelje të rëndë të dinjitetit njerëzor dhe të normave ligjore, përfshirë ato penale.
Me datë 07.05.2025, jemi njohur nëpërmjet shkrimit të publikuar në portalin BalkanWeb.com’ se Kryeplaku ka refuzuar hapur që e ndjera Sofie Doda, 63 vjeçe, të varrosej në varrezat e fshatit Katjel të Njësisë Administrative Rrajcë në Bashkinë e Prrenjasit. Kanë refuzuar të lejojnë varrosjen e një gruaje të komunitetit egjiptian në varrezat publike të fshatit, vetëm për shkak të përkatësisë së saj etnike duke e justifikuar se nuk është banore autoktone. Ky veprim është jo vetem diskriminues dhe thellësisht i papajtueshëm me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. por përbën gjithashtu vepër penale në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kallëzim, siguruar për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja.
Pjesë nga dokumenti:
“Veprimet që cënojnë nderimin dhe respektin ndaj te vdekurit… denohen sipas ligjit.” Veprimi i këtij shtetasi përbën një cenim të drejtpërdrejtë të dinjitetit dhe të të drejtës për një ceremoni dinjitoze varrimi, të garantuar për çdo qytetar, pavarësisht prejardhjes së tij/saj.
2. Neni 265 i Kodit Penal parashikon se:
“Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të fesë, kombësisë, racës apo përkatësisë etnike, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, me qellim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formě, denohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet.”
Veprimi i këtij shtetasi është i motivuara nga urrejtja ose përjashtimi etnik dhe përbëjnë një formë të nxitjes së urrejtjes apo grindjes për shkak të përkatësisë etnike të viktimes.
NISUR NGA SA MË SIPËR, KËRKOJMË:
1. Regjistrimin e procedimit penal ndaj shtetasve që janë pjesë e pleqësisë së fshatit Katjel, si dhe çdo personi tjetër për veprat penale te parashikuara nga nenet 118 dhe 265 te Kodit
Penal.
2. Hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore.
3. Marrjen e masave për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë dhe për të garantuar që raste të tilla diskriminimi të mos përsëriten në të ardhmen.
Ju lutemi të na njoftoni për çdo zhvillim apo kërkesë shtesë lidhur me këtë kallëzim.