Një vit ikën dhe një tjetër vjen. Tradita e kërkon një urim. Ashtu si dikur kur kartolina ishte simboli i urimit për Vitin e Ri, BalkanWeb nuk i largohet traditës, por e përcjell online me një risi. Agjencia e lajmeve online i ofron mundësinë çdo lexuesi të përcjellë urimin për vitin 2016 nëpërmjet një bloggeri të ri të sapohapur në faqen online. Urimi është i lirë, mund të jetë përgjithësues, personal për tema nga më të ndryshmet.

Metoda është e thjeshtë; shkruan urimin aty ku sugjerohet dhe moderatori kontrollon mesazhin tuaj. Pas verifikimit, mesazhi publikohet online. Ndaj mos ngurroni! Dërgoni kartolinën tuaj për vitin 2016!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: