TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit akuzoi kreun e PD, Lulzim Basha se ka ndërhyrë tek gjyqtari i çështjes së kryebashkiakut të Kamzës, duke kërkuar faljen ose shtyrjen e vendimit për Xhelal Mziun.

Balla: Fakt rrëqethës, akuzë direkte për Lulzim Bashën: E ftoj sot të dale në publik dhe të deklarojë a ka kërkuar dhe a ka bërë takim me gjyqtarin e çështjes së Xhelal Mziut? Nëse nuk shpall pafajësinë të paktën ta shtyjë vendimin deri pas zgjedhjeve të 21 qershorit? Drejtësia në këtë vend nuk blihet. Të kërkosh që kandidati i Lulit në Kamzë, i gjetur nga prokuroria fajtor e kërkuar në pretencë 4 vite e 3 muaj burg, e kreu i PD shkon dhe i kërkon gjyqtarit ta falë dhe nëse se fal dot ta shtyjë vendimin pas zgjedhjeve sa ta kandidojmë edhe njëherë Xhelalin, kjo është e pandershme dhe kjo nuk na bën të mendojmë se gjithçka thoni e keni seriozisht… Turp i madh PD, përfundon të ketë hero të vetin Xhelal Mziun. Turp i madh!

Paloka: Nga ky zotëria shqiptarët janë mësuar se nga shpifarakët është më i shpifuri. Është në këtë parlament për një arsye: Të bëjë këtë që bën sa herë vjen. S’do merremi me të…jemi marrë dikur. Edhe drejtësia është marrë me të…Nëse do ndodhë kriminalizimi i shpifjes siç kërkon Rama ky zotëria do të përfundojë me burgim të përjetshëm. Ky rrezik edhe të thotë ndonjëherë në jetë të vet ndonjë të vërtetë se beson askush.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: